Anika pyet Shivain pse e telefonoi me numër tjetër. Ai i thotë se është numër i ri. Anika pyet për Somjan. Shivai bën sikur nuk e di dhe i përgjigjet me nerva. Anika habitet me sjelljen e tij dhe i thotë se ka ndryshuar. Ajo merr gotën me ujë dhe ja hedh Shivait në fytyrë siç vepronin dikur me njëri-tjetrin. Shivai i rremë nxehet dhe e kap Anikën në fytyrë me nerva. Ajo tmerrohet dhe nuk mund ta besojë që Shivai po sillet kështu. Shivai vjen në vete dhe i thotë Anikës se është i shqetësuar për martesën e Priankës, për punën dhe mamaja nuk i flet. Ai largohet duke e lënë Anikën të habitur. Anika vendos t’i bëjë një kurth Shivait. Ajo e pyet për muajin e tyre të mjaltit dhe Shivai i rremë i përgjigjet të gjitha pyetjeve por në fakt ata nuk kanë shkuar asnjëherë në muaj mjalti. Anika e kupton që ky nuk është Shivai i saj. Ajo kujton fjalët e magjistarit. Anika shkon kërkon Omin dhe Rudrën por nuk i gjen. Ajo kupton që personi që e telefonoi me numër të panjohur ka qenë Shivai.

Ajo i jep telefononin rojes dhe i thotë të gjejë i kujt është ky numër. Kamini shkon në shtëpinë e saj por pronarja e nxjerr jashtë sepse nuk ka paguar qiranë. Ndërkohë Omit dhe Çulbulit i shfaqet sërish Maja. Çulbul i thotë Omit se ajo nuk është fantazmë. Ajo i ka ngritur kurth dhe Maja lëndohet tek një statujë. Om dhe Çulbul e gjëmojnë. Zvetlana ndihmon Majan të largohet. Om dhe Çulbul kthehen dhe shohim gjak tek statuja. Ata e kuptojnë që Maja është njeri dhe jo fantazmë. Çulbul i thotë Omit se dikush po e ndihmon Majan. Ajo i kërkon Omit të aktrojë sikur është çmendur. Om bën siç i thotë Çulbul. Zvetlana mendon se plani i saj po shkon më së miri dhe po e çmend Omin. /revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here