Një çifti pas njëmbëdhjetë viteve martesë u lindi një djalë. Ata ishin një çift i dashur dhe djali ishte drita e syve të tyre. Kur djali ishte rreth dy vjeç, një mëngjes burri pa një shishe ilaçesh të hapur mbi tavolinë. Ai ishte vonë për punë, kështu që i kërkoi gruas ta merrte shishen dhe ta mbante atë në dollap. Nëna, e zënë me punë në kuzhinë, e harroi plotësisht atë punë. Vogëlushi e pikasi shishen, e mori në dorë dhe i hipnotizuar nga ngjyrën e saj, filloi t’i pinte ilaçet që ishin në të. Rezultoi të ishte një ilaç i fortë për të rriturit. Kur fëmija u rrëzua përdhe, nëna e çoi atë menjëherë në spital, por ai nuk mundi të mbijetonte.

Nëna u shokua. Ajo ishte e tmerruar nga ngjarja por edhe sesi të përballonte reagimin e të shoqit. Kur babai i traumatizuar erdhi në spital dhe pa vogëlushin e pajetë, ai shikoi gruan e tij dhe shqiptoi vetëm katër fjalë. Cilat mendoni ju se ishin katër fjalët?

Burri tha vetëm kaq:

“Unë të dua, e dashur”.
Reagimi krejtësisht i papritur i burrit e habiti gruan. Ai e dinte se kurrë më, i biri nuk mund të kthehej në jetë. Nuk kishte më rëndësi të fajësohej nëna apo babai. Përveç kësaj, nëse ai thjesht do të kishte kohë për të larguar shishen, kjo nuk do të kishte ndodhur. Nuk kishte më kuptim të fajësohej nëna. Edhe ajo e kishte humbur edhe fëmijën e saj të vetëm. Ajo që i nevojitej në atë moment ishte ngushëllimi dhe ndjeshmëria nga bashkëshorti i saj. Kjo është ajo që ai i dha asaj. Ndonjëherë kalojmë kohë duke pyetur se kush është përgjegjës ose fajtori, qoftë në një marrëdhënie, në një punë apo në njerëzit që njohim.

Na mungon pak ngrohtësi në marrëdhëniet njerëzore për t’i dhënë njëri-tjetrit mbështetje. Në fund të fundit, a nuk duhet të jetë falja e dikujt që e duam gjëja më e lehtë në botë për të bërë? Ruajeni si thesar atë që keni! Mos shumëzoni dhimbjet, ankthet dhe vuajtjet duke mos falur. Nëse gjithkush do të mund ta shikonte jetën me këtë perspektivë, do të kishte shumë më pak probleme në botë. Largojini të gjitha zilitë, xhelozitë, mungesën e gatishmërisë për të falur, egoizmin dhe frikën dhe do të gjeni gjërat nuk janë aq të vështira sa mendoni…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here