Një doktor po nxitonte në spital pas një telefonate se një djalë kishte nevojë për ndërhyrje urgjente. Ai iu përgjigj telefonatës me shpejtësi, ndërroi rrobat, dhe hyri në pavionin e kirurgjisë. Babai i djalit qëndronte në korridor, duke pritur për doktorin.
“Pse u vonove kaq shumë?, i tha babai duke ia bërë me gisht tek kyçi i orës. “A nuk e di se jeta e tim biri është në rrezik? A nuk ke ndonjë sens përgjegjësie që vjen në ora 10:00 në spital?”

Doktori replikoi:
“Më falni. Unë erdha sa më shpejt që munda. Ju lutem qetësohuni dhe më lini të bëj punën time.” “Të qetësohem?!”, ia priti babai. “Po sikur yt bir të ishte në këtë dhomë tani? Do të ishe i qetë? Nëse do të ishe në vendim tim, e po ta kishe djalin në gradë të fundit, duke vdekur, ndërkohë që doktori është vonë, çfarë do të bëje?” “Do të bëj gjithsa të kem mundësi,” tha doktori. “Gjatë kësaj kohe lutuni për shërimin e djalit tuaj.” “Është e lehtë për ty ta thuash këtë,” tha babai. Operacioni vonoi disa orë të gjata, por ishte një sukses i vërtetë falë duarve të atij kirurgu. “Djali yt do të bëhet mirë,” i tha doktori nxitimthi. “Tani më duhet të iki.” Përpara se babai të thoshte ndonjë gjë, doktori iku nga spitali. “Po ky si e ka hallin?” u ankua babai. “A nuk mund të më linte të bëja të paktën edhe një pyetje mbi gjendjen e djalit tim?”

Infermierja filloi të qante:
“Djali i tij vdiq dje në një aksident me makinë. Doktori ishte në funeralin e djalit të tij kur ne e telefonuam për operacion e djalit tënd. Tani që shpëtoi djalin tënd, ai shkoi për të mbaruar punë me varrimin e djalit të tij.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here