Disa njerëz dinë se si t’i harrojnë shpejt të gjitha fyerjet e mërzitjet që iu shkaktohen, ndërsa të tjerët kanë një memorie të fortë për gjërat negative dhe nuk i harrojnë për një kohë të gjatë. Astrologët kanë listuar pesë shenjat më hakmarrëse të Zodiakut që mund t’i bëjnë keqbërësit e tyre të pendohen për gjithë jetën për atë që bënë edhe nëse do të kalojnë vite!

1. Akrepi: Personat e kësaj shenje nuk mund t’i kapërdijnë lehtë fyerjet personale ose dhimbjen e shkaktuar. Hakmarrja është një fenomen natyral për ta. Mos u mundoni t’i gënjeni apo t’i ndryshoni Akrepët! Ata kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për hakmarrje: ata janë të zgjuar dhe intuitivë, mjaftueshëm për të kuptuar se ku dhe kur të japin goditjen e duhur!

2. Demi: Meqenëse këta persona janë të fortë dhe të durueshëm, ata mund të presin dështimin tuaj për një kohë mjaft të gjatë. Ata janë gjithmonë të gatshëm t’ju ofrojnë një hakmarrje dërrmuese! Lajm i mirë: Një person i shenjës së Demit do t’ju paralajmërojë për këtë. Për më tepër, ata edhe mund t’ju falin nëse përpiqeni fort. Megjithatë, ju duhet të mbani mend – ata kurrë nuk do ta harrojnë të keqen që i keni shkaktuar!

3. Leo: Pjesën më të madhe të kohës këta njerëz janë shumë të mirë derisa t’u shkelësh në atë që ata e konsiderojnë të vetën ose t’i bëni ata xhelozë. Një person i shenjës së Luanit përdor të gjitha lidhjet e mundshme që ka dhe mundësitë për të bërë që ta paguash shtrenjtë. Të jeni të sigurtë, asgjë nuk mund t’i ndalë ata!

4. Gaforrja: Përfaqësuesit e kësaj shenje janë hakmarrës, sidomos nëse dikush fyen apo lëndon personat e dashur të tyret. Në këtë rast, ata mund t’i rezitojnë gjithçkaje dhe të dalin nga natyra e tyre e butë vetëm për t’ia kthyer të keqen keqbërësit. Për më tepër, nëse dikush vendos të prishë jetën e tyre, hakmarrja e sofistikuar nuk do të vonojë shumë të vijë. Gaforrja nuk do të ndiejë as pendimin më të vogël!

5. Peshorja: Shumica e njerëzve besojnë se një Peshoreje nuk i pëlqen konflikti, ata janë më së paku hakmarrës ndaj të gjitha shenjave të zodiakut. Mos harroni: këta njerëz janë jashtëzakonisht intolerantë për çdo lloj padrejtësie, veçanërisht nëse ka të bëjë me veten e tyre. Mos ia thyeni zemrën dhe mos i ndëshkoni kur nuk e meritojnë. Ju duhet ta merrni në konsideratë dëshirën e tyre për drejtësi. Ata vetëm duan t’i japin një një mësim ofenduesit; ata vetëm duan që ai ta mbajë mend për gjithë jetën dhe kurrë më të mos e përsërisë gabimin! Arsyetim mjaft i mirë, apo jo?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here