Arzu kërkon dosjen e Xhenetit për të mësuar identitetin e saj të vërtetë. Selim kupton se Melisa u ka ofruar një ulje të madhe klientëve vetëm që ata të sillen keq
me Xhenetin. Ai përballet me Melisën. Xhenet largohet nga puna zemërthyer. Selim e ndjek pas dhe e ngushëllon, por pa i treguar për mashtrimin që i ka bëre Melisa. Arzu kërkon dosjen e Xhenetit në zyrën e Selimit dhe Melisa bëhet dyshuese. Selim dërgon Xhenetin xhiro buzë detit dhe e përgëzon atë si arkitekte. Familja e Melisës do të darkojë me familjen e Selimit. Melisa ka shpresë se Selim do t’a falë. Arzu është e stresuar sepse mendon se Xhenet është e bija. Melisa detyron Arzun të shkojnë në shtëpinë e Selimit edhe pse ajo është e dëshpëruar. Gjyshja djeg një foto të vjetër të Xhavidanit dhe prej saj e gjithë shtëpia merr flakë. Selim vendos të dërgojë Xhenetin në shtëpi. Gjyshja ndjen erën e tymit dhe shkon në dhomën ku ka rënë zjarri, por përfundon e rrethuar nga flakët. Xhenet nuk e lejon Selimin ta dërgojë në shtëpi pasi ka frikë nga paragjykimet.

Selim shikon flakët në shtëpinë e Xhenetit. Atij i rikthehet një kujtim fëmijërie në të cilin është i rrethuar nga zjarri dhe ka shumë zëra fëmijësh. Selim hyn mes akëve për të shpëtuar gjyshen e Xhenetit. Ozlem është motra e Xhengizit dhe normalisht jeton në Amerikë. Prania e saj sëbashku me Arzun e vë në siklet Mahirin. Melisa telefonon Selimin dhe mëson se Selim është në spital, sepse ka ndodhur një incident. Ozlem gjen Mahirin vetëm dhe tregohet e afërt zikisht me të. Arzu vihet në kërkim të Mahirit, por Ozlem arrin të fshihet para se Arzu t’a shikojë. Gjendja shëndetësore e gjyshes është e mirë. Melisa shkon në spital për t’u takuar me Selimin, por tronditet kur mëson se Selim është në spital për t’i bërë shoqëri Xhenetit. Xhenet i tregon Melisës se Selim ka rrezikuar jetën për të shpëtuar gjyshen e saj. Melisa qorton Selimin. Selim nuk e fal Melisën për mashtrimin që i ka bërë Xhenetit. Arzu falenderon Mahirin që është bërë pjesë e jetës së saj. Gjyshja pëlqen Selimin si karakter dhe si pamje. Selim ofrohet të kalojë natën në spital pranë Xhenetit, por Xhenet nuk e lejon.
Selim pyet Xhengizin rreth zjarrit që ka rënë kur ka qenë fëmi, por Xhengiz mohon të ketë ndodhur diçka e tillë. Arzu mëson emrin e gjyshes së Xhenetit dhe dyshimet
e saj forcohen. Xhenet nxjerr gjyshen nga spitali pa pritur vizitën e Selimit. Arzu shkon në spital për të vërtetuar dyshimet e saj dhe njeh menjëherë Mukadesin.
Melisa mohon Xhenetin si mike dhe ul imazhin e saj para Selimit. Selim nuk i mohon Melisës se ndjen pëlqim ndaj Xhenetit. Arzu ndjek Xhenetin dhe Mukadesin
deri në shtëpi dhe kujton çastin kur lindi Xhenetin. Xhenet rikthehet në punë. Arzu përballet vetëm për vetëm me Xhenetin dhe e akuzon atë se ka filluar punë në kompani për t’i bërë keq asaj dhe Melisës. Arzu pushon Xhenetin nga puna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here