Arabët mbërrijnë në Turqi për të dëgjuar prezantimin e projektit. Selim ofrohet të shoqërojë Xhenetin në kompani, por ajo i flet e prerë se nuk ka për t’u kthyer më në punë. Melisa i zë pritë Xhenetit. Arzu mburr Xhenetin para Rizas, por ai këmbëngul për praninë e Xhenetit. Melisa akuzon Xhenetin se po ton zemrat e njerëzve duke u treguar atyre jetën e saj të vështirë, në mënyrë që ata të ndjejnë keqardhje. Ajo këmbëngul se Xhenet ka vjedhur projektin nga një tjetër arkitekt dhe e ka reklamuar atë si të sajin. Xhenet lëndohet nga fjalët e Melisës dhe kupton se Selim ka të drejtë kur i thotë se për projektin e saj do të marrë meritat dikush tjetër. Ozlem fton Mahirin në një takim. Mahir nuk shkon në mbledhjen me arabët. Melisa ndihet nervoze për prezantimin e projektit, por Arzu e mbështet. Arabët e pyesin Melisën rreth një çështjeje teknike dhe Melisa nuk arrin t’u kthejë atyre përgjigje. Xhenet shkon në kompani në çastin e fundit dhe përfundon pjesën tjetër të prezantimit. Arabët mahniten nga ideja e Xhenetit dhe pranojnë të zbatojnë projektin. Melisa largohet me vrap duke u ndjerë e turpëruar. Xhenet largohet menjëherë pas projektit, por Selim e ndjek pas. Ai e lut Xhenetin të mos heqë dorë nga puna. Arzu i ndjek pas për të qortuar Xhenetin, por Riza i ndërpret. Xhenet nuk i tregon Rizas se Arzu e ka pushuar nga puna. Riza nuk e lejon Xhenetin të largohet nga kompania dhe i ofron asaj një rrogë më të madhe. Mukades është e bindur se Xhenet nuk do të rikthehet më në punë pranë Arzusë. Arzu ofrohet të shoqërojë Xhenetin në shtëpi.Orhan ndien simpati ndaj Xhenetit. Ai organizon njjë festë për projektin e ri të kompanisë dhe kërkon Selimit të ftojë dhe Xhenetin. Selim i kërkon Orhanit të qëndrojë larg Xhenetit.

Melisa dehet nga mërzia dhe vendos t’i shprehë Selimit dashurinë që ndjen për të. Arzu ndalon makinën në mes të rrugës dhe e kërcënon Xhenetin për të qëndruar
larg saj dhe kompanisë. Xhenet e quan Arzunë një grua të pashpirt dhe e quan veten me fat që nuk e ka atë nënë. Arzu lëndohet nga këto fjalë. Xhenetit i thyhet zemra dhe betohet se nuk ka për t’u kthyer më kurrë në kompani. Selim detyrohet të shoqërojë Melisën e dehur në shtëpi. Xhenet i tregon Mukadesit se Arzu e ka lënduar sërish. Mukades vendos t’i kërkojë llogari Arzusë në emër të Xhenetit. Xhenet e kupton se gjyshja ka shkuar për t’u përballur me Arzunë dhe shkon po ashtu në vilë për të ndaluar Mukadesin në kohë. Riza i kërkon llogari Mahirit për faktin që nuk ishte në mbledhje. Orhan ka mbledhur familjen dhe ortakët për të festuar. Riza i jep fjalën e nderit Arzusë. Arzu shqetësohet nga mungesa e Melisës. Melisa fajëson Xhenetin para Selimit për faktin që ai nuk e vë re. Selim mbron Xhenetin para Melisës. Melisa nxehet dhe i lëviz timonin Selimit në tentativë për të ndaluar makinën. Mukades përballet me Arzunë dhe përpiqet ta detyrojë atë t’i kërkojë falje Xhenetit. Arzu mohon se Xheneti është e bija. Xhenet mbërrin në po atë çast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here