Asllë ka marrë zarfin e gabuar dhe nuk ka lexuar letrën e Vildanit për Ferhatin. Ferhat puth Asllënë, duke e lënë atë të surprizuar. Jigitin e kërcënon me thikë djali i familjes që di të vërtetën rreth vdekjes së të atit. Largimi i Vildanit është plan i Zhulides, e cila nxit Vildanin kundër fëmijës së Asllësë. Jusuf takohet me Namëkun dhe i tregon se Jigit është vënë në kërkim të të shkuarës. Zhulide nxit xhelozinë e Asllësë ndaj Vildanit. Asllë ia ndalon Zhulidesë të afrohet me Vildanin. Jigit rrëmben Serkanin, djalin e Jusufit, për të mësuar prej tij të vërtetën. Suna bëhet dyshuese ndaj sjelljes së Jigitit.

Asllësë i kanë dërguar një zarf me fotografi të Namëkut dhe Zhulidesë duke u puthur. Suna i shpreh dyshimet për sjelljen e Jigitit Jeterit dhe Ferhat e dëgjon. Ferhat vendos të shkojë në vendlindje sëbashku me Asllënë. Abidin nuk i përgjigjet telefonatave të Gylsymit. Gylsym mëson se Abidin është larguar nga shtëpia për t’u fshehur nga Ferhati. Vildan telefonin Ferhatin, por ai e injoron. Asllë i përgjigjet Vildanit dhe ajo zhgënjehet. Zhulide e kupton se Asllë ka mësuar diçka rreth saj dhe kontrollon dhomën e Asllësë. Zhulide shikon fotografitë dhe është e bindur se ato ja ka dërguar Idil. Fotografitë në të vërtetë i ka shkrepur Hylja dhe ja ka dërguar anonimisht Asllësë. Xhunijet i hyn në makinë Idilit dhe e kërcënon atë se ka për t’i treguar të vërtetën Namëkut nëse nuk e ndihmon.

Namëk urdhëron njerëzit e tij që të gjejnë Jigitin dhe familjen e tij për të marrë hak. Ferhat kalon kohë dajë -nip me Ozgyrin. Zhulide përballet me Idilin dhe Namëk i dëgjon. Ferhat përballet me Jigitin, por Jigit nuk i tregon asgjë. Asllë i tregon Sunës për veprimin e Zhulides dhe ndihet fajtor që e ka marrë Zhuliden në shtëpi. Asllë i shpreh Sunës xhelozinë për Vildanin. Jigit i tregon Sunës se e ka gënjyer Ferhatin për t’a mbrojtur atë nga e vërteta. Ferhat pranon të ndihmojë Asllënë që të gjejë miqtë e Zhulidesë. Namëk i ka dhënë para gruas së personit që ka vrarë berberin Nexhdet, për të ruajtur sekretin. Namëk i tregon Idilit se Ferhat është në prag të mësimit të vërtetës. Vildan dhe Ozge rikthehen në vilë. Asllë dhe Ferhat festojnë në një klub nate. Vildan nxehet kur mëson se marrëdhëniet mes Ferhatit dhe Asllësë janë përmirësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here