Kamini vendos të gjejë bizhuteritë dhe akuzon për vjedhje në shtëpi. Texh kërkon të thërrasë policinë. Gjyshja nuk pranon që kjo çështje të dalë jashtë shtëpisë. Anika vendos t’i japë byrzylykët e vetë Kaminit. Kamini i përçmon. Anika i tregon që byrzylykët kushtojnë 10 krorë. Kamini dhe të gjithë habiten. Kamini i kërkon argjendarit të kontrollojë byrzylykët. Ai thotë se është e vërtet. Kamini pranon t’i mbajë byrzylykët e Anikës. Ndërkohë Shivai i rremë mallkon veten që nuk e dinte se Anika kishte një shumë kaq të madhe në duar. Kamini kërkon që byrzylykët të mbahen me kujdes që mos të vidhen si bizhuteritë e tjera. Pinki debaton me Kaminin pasi ajo në këtë mënyrë po e quan hajdute.

Shivai i rremë e kupton që Pinki është ofenduar nga fjalët e Kaminit dhe vendosë të flasë sa për sy e faqe. Ai i thotë Kaminit mos të flasë kështu për nënën e tij dhe se do e zbulojë se kush është hajduti. Anika pyet Shivain nëse bëri mirë që i dha byrzylykët dhe i kujton që ato ja ka dhënë ai. Shivai nuk mban mend asgjë dhe kjo e mërzit Anikën. Shivai i rremë mëson se Somja ka gjetur çelësat kopje të dhomës së Pinkit. Ndërkohë Zvetlana vishet si nuse dhe del me palankin para familjes Oberoi. Të gjithë habiten. Zvetlana ka thirrur median të cilët shkrepin foto. Gazetarët thonë se janë mbledhur pasi kanë mësuar se Xhanvi do i bëjë një dhurat nuses së saj.

Zvetlana thotë para gazetarëve se ata janë familje e lumtur dhe Xhanvi do i dhurojë varësen trashëgimi nga familja. Xhanvi detyrohet t’ja japë varësen Zvetlanës. Zvetlana i kërkon Omit të thotë para medias lajmin e mirë. Om i kërkon mos të bëjë teatër. Zvetlana thotë se do bëhet bashkëshortja e Omit dhe nuse e shtëpisë Oberoi. Çulbul kujton martesën me Omin dhe qan. Om sheh Majan dhe shkon pas saj. Çulbul i shkon nga pas. /revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here