Shivai i rremë ndalon Somjan para se ajo t’ja japë çelësat Pinkit. Ai i thotë se ka bërë kopje çelësat për çdo dollap në shtëpi në rast urgjence. Somja e beson dhe ja jep atij çelësat. Pinki bërtet se dikush do e vrasë. Të gjithë mblidhen tek ajo. Pinki akuzon Kaminin se do e vriste. Kamini bën si e pafajshme dhe thotë se Pinki ka probleme mendore. Pinki qan pasi askush nuk e beson dhe thotë se Kamini e kërcënoi se do e vriste. Kamini vendos që martesa mos të bëhet. Gjyshja i thotë Kaminit mos të marrë vendime në nerva e sipër. Prianka shqetësohet dhe ka frikë mos shtatzënia e saj zbulohet. Shivai i kërkon falje Kaminit në emër të Pinkit. Ai mbron Kaminin dhe thotë se ajo nuk ka arsye pse ta kërcënojë Pinkin.

Pinki habitet dhe thotë se ajo nuk gënjeu. Anika mbron Pinkin dhe thotë se mund të ketë ndodhur një keqkuptim. Shivai i kërkon Kaminit t’i japë atyre edhe një shans. Pinki shtyn Shivain dhe i thotë: ti nuk mund të jesh djali im, ti po i kërkon falje armikes time. Ajo largohet e prekur. Shivai i vërtet kërkon për telefonin në vazo por nuk e gjen. Një grua vjen dhe i jep telefonin Shivait. Ajo i thotë se e fshehu telefonin para se ta kapnin. Om shkon pas figurës së Majas dhe sapo e prek bie nga parvazi. Çulbul vrapon të shpëtojë Omin dhe i kap dorën. Ajo e tërheq lart Omin dhe e përqafon. Om i thotë Çulbulit se për të nuk është thjesht shërbëtor por shoku i tij më i mirë. Zvetlana zbulon se Maja nuk ka vdekur por është plani i saj për të çmendur Omin. Om i tregon Çulbulit që ka parë Majan. Çulbul i thotë se nuk beson në fantazma por kur e sheh me sytë e saj tronditet. Çulbul e kupton se figura që shfaqet nuk është fantazmë dhe vendos ta zbulojë /revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here