Çiftet e martuar bekojnë Priankën por kur vjen radha e Anikës dhe Shivait, Kamini nuk pranon. Ajo thotë se Shivai është bashkëshorti i Tias dhe se martesa me Anikën ka qenë fallco. Ajo nxehet dhe thotë se nuk do lejojë ogur të zi në martesën e djalit.

Xhanvi dhe Rudra i hidhen kundër dhe thonë se Anika është nuse e kësaj shtëpië. Kamini thotë le të vendosë Shivai. Shivai është nën kërcënimin e Dakshit dhe detyrohet t’i thotë Anikës të lagohet. Anika preket dhe shkon. Shivai shkon në dhomë dhe e gjen Anikën të mërzitur. Ajo i thotë se nuk është pjesë e familjes së tij pasi ai nuk e mbron në sy të të tjerëve ashtu siç mbron familjen. Anika i thotë Shivait se Kamini kishte të drejtë pasi lidhja e tyre nuk ka emër.

Shivai e qetëson dhe i premton se nuk do lejojë të lëndohet sërish. Në serial vjen halla nga Kanadaja. Ajo e shpërfill Zvetlanën dhe përqafon Xhanvin. Halla i bërtet Texhit. Ajo e trajton Zvetlanën si shërbëtore. Halla takon Omin dhe i thotë se ai është djali i preferuar. Gori sheh akull poshtë krevatit të Zvetlanës. Zvetlana justifikohet se e përdor për bukurinë. Gori gjen foton e një gruaje që Zvetlana e mban të fshehur. Ajo vendos të zbulojë Zvetlanën./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here