Daksh i thotë Shivait se do ja çojë mediave foton e Priankës me bebe. Shivai thotë se i ka bllokuar valët dhe nuk dërgohen dot mesazhe. Daksh vendos ta thotë lajmin e shtatzënisë së Priankës para gazetarëve. Shivai e shtyn dhe Daksh bie. Daksh bëhet gati të thotë që Prianka është shtatzënë por Ranvir e qëllon. Kamini habitet. Ranvir thotë se Daksh meriton të futet në burg se e ka zgjatur shumë.

Anika i qëllon Dakshit gjithashtu. Shivai i thotë Dakshit t’i kërkojë falje Anikës. Daksh ulet në gjunjë dhe kërkon falje. Dakshin e arrestojnë. Ditën tjetër Anika i thotë Shivait se ai është shumë i rëndësishëm për të dhe se është me fat që e ka në jetë. Shivai nuk reagon ashtu siç Anika do të donte dhe ajo mërzitet. Të dy i mbajnë inat njëri-tjetrit. Zvetlana nxehet kur mëson se ka dosjen fallco.

Ajo i thotë Çulbulit të shkojë me Omin dhe ta spiunojë se ku do shkojë dhe çfarë do bëjë ai. Om ja lë dosjen Çulbulit dhe i thotë se ka besim tek ai. Çulbul e fsheh dosjen dhe nuk ja tregon Zvetlanës. Zvetlana lë binjaken e saj fallco në dhomë dhe përshëndet Omin me dorë teksa ai largohet. Ndërkohë Zvetlana e vërtet futet në bagazhin e makinës së Omit. Ata ndalojnë në Pançgani. Om dhe Çulbul ulen diku. Çulbul pyet Omin nëse vërtet do që të martohet me Zvetlanën./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here