Prianka është e shqetësuar mos të tjerët e zbulojnë se është shtatzënë. Shivai e qetëson dhe i thotë se nuk do lejojë t’i ndodhë gjë. Kamini provokon Shaktin dhe bën xheloze Pinkin. Shivai merr një mesazh në telefon dhe në foto shfaqet Anika duke fjetur. Shivai u bërtet rojave të sigurisë që e kanë lënë Dakshin të futet në shtëpi. Shivai përballet me Dakshin dhe e përplas pas një makine. Daksh i thotë të ketë kujdes sepse përndryshe martesa e Priankës do prishet. Ai i tregon Shivai se e di që Prianka është shtatzënë dhe se do u thotë të gjithëve.

Daksh i thotë Shivait se familjarët po shohin ftesat e dasmës dhe në një prej tyre është foto e Priankës me një beb. Shivai frikësohet dhe shkon u merr ftesat. Daksh i tregon Shivait ftesën ku fshihet foto. Shivai e merr dhe shkon të telefonojë Ranivirin. Ai nuk i përgjigjet. Anika merr pjatën e ritualit por rrëzohet. Daksh e mban dhe Anika frikësohet. Ai i thotë Anikës se Shivai e mori atë prej tij sepse ai donte të martohej me të. Anika gjen guximin dhe i kthehet Dakshit duke i thënë se nuk do e ndajë dot nga Shivai. Shivai shkon të takojë Çulbulin por përballë i del Gori.

Ajo i thotë se është shërbyese. Gori futet në tualet dhe vishet si mashkull. Ajo i del para Shivait si Çulbul. Në shtëpi vjen një statujë brenda të cilës fshihen shishe me verë. Statuja dërgohet në dhomën e Omit. Zvetlana i jep Gorit ilaçin dhe i thotë t’ja japë sërish Omit sot. Gori nuk pranon. Ata dëgjojnë Omin duke i bërtitur Texhit. Texhi është futur në dhomën e Zvetlanës me pretekstin se nuk do që të flejë me Xhanvin. Om dhe Texh zihen. Texh i bërtet Xhanviy dhe thotë se ajo ja ktheu djalin kundra dhe uron që ajo të vdesë. Om nxehet dhe e kap Texhin nga kollarja. Xhanvi i kërkon Omit ta lëshojë Texhin. Zvetlana hedh statujën dhe bien të gjitha shishet me verë. Texh e lag Xhanvin me alkool dhe tenton t’i vejë flakën. Një grua vjen dhe i gjuan në shpullë Texhit. /revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here