Anika i përgjigjet telefonit dhe ja jep Pinkit. Në linjë është Kamini. Pinki i thotë të vijë për bizhuteritë. Kamini vjen me një argjendar. Shivai i rremë kujtohet që e ka lënë çantën me bizhuteritë e vërteta në karrocë. Argjendari kontrollon bizhuteritë dhe thotë se janë fallco. Të gjithë habiten. Në familje fillojnë grindjet. Pinki thotë se Kamini e ka sjellë argjendarin që ai të thotë që bizhuteritë janë fallco. Faji bie mbi Pinkin e cila akuzohet se ka ndërruar bizhuteritë. Shivai i vërtet telefonon Anikën por ajo nuk e hap telefonin. Argjendari gjen një bizhuteri në tokë dhe thotë kjo është e vertetë. Kamini grindet me Pinkin dhe i thotë se ajo ka përzier bizhuteri fallco me të vërteta. Pinki thotë se nuk është hajdute dhe djali i saj ka shumë para. Shivai telefonon përsëri Anikën. Këtë herë ajo e hap telefonin por Shivai e mbyll pasi dikush vjen në dhomë. Një njeri me maskë i kërkon telefonin Shivait. Shivai e fsheh në një vazo telefonin dhe bën sikur nuk e ka. Njeriu me maskë i tregon Shivait se shërbëtorja humbi jetën pasi i dha atij telefonin. Ai kërcënon Shivain.

Xhanvi tremb Texhin dhe Zvetlanën. Texh hidhet me Zvetlanën në krevat për të shpëtuar. Mediat i fotografojnë bashkë në krevat. Xhanvi del para gazetarëve dhe shprehet e lënduar për tradhëtinë e Texhit. Zvetlana i thotë Xhanvit se nuk është mësuar të humbasë. Xhanvi i thotë se çdo kampion humb ndonjëherë. Omin nuk e zë gjumi duke menduar incidentin që ndodhi në fabrikë. Ai sheh vajzën që vdiq në fabrikë. Om nuk mund t’i besoj syve. Ai mendon se e ka nga lodhja dhe shkon të flejë. Çulbul gjen një robot lodër në çantë dhe habitet. Roboti fillon të funksionojë. Çulbul sheh se plaga në qafë po përkeqësohet por nuk i tregon dot Omit pasi ai do kërkonte ta kontrollonte. Zvetlana i kërkon Xhanvit varësen e shtrenjtë që ka trashëgimi nga familja. Xhanvi nuk pranon dhe thotë se do ja japë nuses së saj. Zvetlana thotë se ajo është nusja por halla e përzë. Om flet me inspektorin dhe i thotë se një vajzë vdiq në fabrikë. Inspektori i thotë se nuk ka mundësi pasi trupi i saj nuk është gjetur. /revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here