Anika dhe Shivai kalojnë momente romantike në kuzhinë. Kamini i bërtet Somias pasi ajo nuk e ha ushqimin. Ranvir e ndalon Kaminin dhe i thotë le të bëhet njëherë martesa dhe pastaj shohin e bëjnë. Somia i dëgjon dhe kupton që edhe Ranvir ka gisht në këtë punë. Në shtëpinë Oberoi vjen një koreograf për t’i mësuar familjes të kërcejnë për ditën e ahengut. Shivai mbledh familjen dhe i tregon planin e tij. Ai do inskenojë një pjesë sikur Mahi vret Kanan që ai të pranojë para të gjithëve se nuk është Shivai i vërtet. Shivai mendon të marrë edhe ndihmën e Ranvirit pa e ditur që Ranviri e njeh Mahin. Nga ana tjetër edhe Kamini bën plane me Ranvirin dhe i thotë se do e lënë Priankën ditën e martesës që të turpërojnë Oberoit. Ndërkohë Çulbul vendos t’i tregojë Omit të vërtetën që ajo është Gori. Ajo shkon në dhomën e Omit e veshur si femër dhe me flokët e lëshuara dhe fillon të flasë mirëpo kur hap sytë sheh se nuk ka asnjeri. Ajo del nga dhoma dhe përballet me Xhanvin.

Xhanvi mendon se Gori është vajza që do merret me organizimin e festës. Zvetlana niset për tek doktori. Om e ndjek. Ai telefonin Çulbulin por ajo nuk ja hap sepse nuk mund t’i flasë me zë djali në sy të Xhanvit. Gori i prek këmbët Xhanvit për t’i marrë bekimin dhe largohet. Om e telefonon sërish dhe i thotë se po e pret që të shkojnë të shpëtojnë doktorin. Gori vishet si Çulbul dhe shkon. Doktori vendos të largohet para se Zvetlana të mbërrijë. Ai vendos çipin në një zarf dhe shkruan emrin e Omit. Omit i mbaron nafta e makinës. Ai i thotë Çulbulit se këtë e ka bërë Zvetlana. Om dhe Çulbul hipin në një kamion. Zvetlana arrin para tyre. Doktori i thotë Zvetlanës se po largohet dhe sekretin e saj nuk do e zbulojë. Ajo sheh zarfin./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here