Familja Oberoi habiten kur shohin Dakshi në thes. Daksh i lutet Shivait ta falë. Ai aktron sikur Shivai do e vrasë. Mediat pyesin Shivain nëse ka armiqësi me Dakshin. Daksh thotë se ata nuk donin që ai të merrte pjesë në ceremoni dhe e futën në këtë thes. Shivai nxehet dhe shtyn Dakshin. Nga xhepi i tij bien fotot nga fejesa me Anikën. Daksh thotë se ishte i fejuar me Anikën por Shivai ja mori. Ai ofendon Anikën dhe thotë se ajo e shiti veten për para.

Shivai nxehet dhe thotë se Daksh është psikopat dhe po gënjen. Mediat pyesin Shivain çfarë lidhje ka me Anikën. Shivai më në fund e pranon dhe thotë Anika është bashkëshortja ime. Sot përpara familjes, medias dhe botës e pranoj se Anika është gruaja ime thotë Shivai. Zvetlana i merr dosjen Omit por ai zgjohet dhe e ndalon. Om pyet Zvetlanën çfarë do në dhomën e tij. Gori zgjohet dhe pyet çfarë ndodhi. Zvetlana i thotë të largohet pasi ajo dhe Omi do qëndrojnë në privatësi. Gori mërzitet dhe kujton martesën me Omin.

Om i thotë Zvetlanës se e di që erdhi të merrte dosjen. Zvetlana largohet dhe vendos të zbulojë çfarë fsheh Om tek ajo dosje. Ditën tjeter Om bisedon me Rudrën dhe i thotë se Zvetlana nuk duhet ta dijë që po niset në Pançgani. Ata bëjnë një plan që ta mashtrojnë Zvetlanën dhe ajo të mendojë se ka marrë dosjen por në fakt i japin një dosje tjetër./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here