Shivai i rremë gëzohet që familja nuk është në shtëpi. Ai merr varësen. Somia kap varësen gjithashtu. Shivai habitet dhe Somia gjithashtu. Somia pyet Shivain pse nuk i tregoi familjes që varëseja ndodhej këtu. Shivai arrin ta bindë Somian se e bëri gjithçka për lumturinë e Priankës. Somia tronditet kur sheh se Shivai nuk i ka sytë njësoj pasi atij i bie njëra lente. Ajo e kupton që ky nuk është Shivai i vërtet dhe shkon për t’i treguar të tjerëve. Shivai i rremë sheh veten në pasqyrë dhe thotë se Somia e ka kuptuar se ai nuk është Shivai i vërtet. Somia vrapon. Shivai i rremë e ndjek. Somia bie nga shkallët. Anika largohet nga tempulli dhe kthehet për në shtëpi pasi ka harruar telefonin. Somia thërret Anikën. Kamini thyen një shishe qelqi në kokën e Somias. Asaj i bie të fikët. Del që Shivai i rremë po bashkëpunon me Kaminin. Ata dëgjojnë Anikën duke ardhur dhe fshihen.

Shivai i vërtet telefonon Anikën. Ajo i përgjigjet. Kamini dhe Shivai i rremë habiten nga telefonoi Shivai i vërtet. Anikës i bie bateria e celularit dhe nuk arrin dot të flasë me Shivain. Ndërkohë Om hyn në dhomën e Çulbulit. Ai habitet kur gjen rroba vajzash. Çulbul vjen dhe Om e pyet nëse këto janë rrobat e të dashurës së tij. Çulbul detyrohet të gënjejë dhe thotë se janë rrobat e gruas së tij. Om kërkon të dijë më shumë. Çulbul i tregon se gruaja e ka lënë sepse nuk e donte. Om kujton martesën me Gorin. Çulbul zbulon se Maja nuk është fantazmë por një makineri që krijon dritë me figurën e saj. Çulbul shkon në dhomën e Zvetlanës dhe fshihet. Ajo ndjek veprimet e Zvetlanës. Zvetlana largohet dhe përballet me Xhanvin. Xhanvi i tregon që ja mori varësen. Zvetlana nxehet dhe thotë se është varësja e saj. Xhanvi hedh acid dhe e bën varësen hi para syve të Zvetlanës. Zvetlana tronditet. Xhanvi i thotë të mos shqetësohet sepse ajo ishte fallco ndërsa varësja e vërtet është në vendin ku duhet të jetë. /revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here