Shivai i tregon Anikës si doli nga vendi ku e mbanin të izoluar. Ai falenderon Anikën pasi ajo kishte çuar Kanën atje. Anika i thotë se e ndjente që diçka i kishte ndodhur atij. Ata bisedojnë për Mahin dhe çfarë kërkon ai. Shivai thotë se nuk do e denoncojnë në polici por do bëjnë një plan. Mahi kthehet në shtëpinë Oberoi. Rudra dhe Anika i thonë se e dinë planin e tij. Mahi frikësohet dhe mendon se ata kanë mësuar të vërtetën. Por Anika i thotë se e dinë që ai ka organizuar festë për ditën e ngjyrave. Në shtëpinë Oberoi nis Festa e Ngjyrave. Rudra detyron Mahin të pijë lëng. Ai fillon të kërcejë. Ndërkohë Om aktron para Zvetlanës sikur është çmendur. Ajo e beson dhe gëzohet. Pasi Zvetlana largohet Om i tregon Çulbulit një thikë. Ai luan me thikën dhe ja ngul Çulbulit. Ajo tronditet dhe mendon se ka vdekur.

Por pasi nuk sheh gjak vjen në vete dhe pyet Omin si ka mundësi që nuk vdiq. Om i thotë se është thikë lodër dhe do e përdorë për të trembur shpirtin që Zvetlana të mendojë se është çmendur. Halla habitet kur sheh lule në foton e Xhanvit që varet në mur. Këto lule tregojnë që dikush ka vdekur. Xhanvi i thotë hallës se këtë e ka bërë Zvetlana. Ata shkojnë në oborr për tek Zvetlana. Ajo i surprizon të gjithë pasi ka përgatitur mëngjes për të gjithë familjen. Halla i bërtet Zvetlanës që kishte vendosur lule tek foto e Xhanvit. Zvetlana thotë se ishte shaka. Om vjen dhe thyen gotat. Ai kërcen mbi tavolinë dhe i habit të gjithë. Zvetlana mëson se Om po aktron fallco pasi nuk është çmendur vërtet. Ajo bën një plan dhe ja ndërron thikën lodër me një thikë të vërtet./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here