Dita e sotme u vu re që ishte me temperatura më të ulëta, krahasuar me ditët që lamë pas. Metereologia Tanja Porja ka thënë se vendi është përfshirë nga një masë ajri më e freskët, e cila do të vijojë të paktën deri në ditën e premte. Sipas Porjas, mëngjesi i nesërm mund të shkojë deri në 2 gradë celsius në zonat lindore, ndërsa gjatë ditës nuk do të ndihet shumë diferenca e temperaturave.

Ajo u shpreh për Fax Web se nga e enjtja deri në të shtunën Greqia dhe Turqia do të përfshihen nga një stuhi ere dhe shiu, po që nuk do të prekë Shqipërinë. Më pas ajo tha se nga e shtuna moti mund të sjellë dhe reshje. Sipas Tanjas, edhe muaji tetor do të këtë temperatura më të larta sesa tipiket e vjeshtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here