Në ditët e sotme shumë prej nesh e kalojnë ditën të “ngjitur” pas ekraneve të kompjuterëve vetëm për t’u kthyer në shtëpi që ta shpenzojmë pjesën e mbetur në celular. Kjo “varësi” ndaj pajisjeve të zgjuara ishte edhe shkaku kryesor se përse një nënë e dy fëmijëve vendosi që ta heqë qafe një here e mirë celularin e saj. Pasi e zëvendësoi iPhone-in e saj me një telefon bazik, 27-vjeçarja është shprehur se ka më shumë energji dhe përqëndrimi i është përmirësuar ndjeshëm. Blogerja 27-vjeçare rrëfehu në blogun e saj se nuk ka qenë gjithmonë e “varur” pas telefonit, por iu zhvillua si ves pasi iu desh të kombinonte përgjegjësitë në punë me ato në shtëpi.

Ajo shprehet: Unë shkruaj për PR që është një punë që kërkon angazhimin në mediume sociale, email dhe përdorim të përgjithshëm të telefonit. Gjithashtu kam ushqyer dy foshnja me gji dhe është pak e vështirë të mos i rezistosh tundimit për të kapur celularin kur rri ulur për të ushqyer fëmijët 8-12 herë në ditë. Tashmë që ajo ka hequr qafe iPhone-in e saj, shprehet se është në humor më të mirë, më energjike pa shqetësime të kota dhe ka më shumë kohë për momentet e jetës reale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here