Të lindësh vajzë në Shqipëri apo Kosovë, përjashtu disi Tiranën e Prishtinën, mbase edhe ndonjë qytet tjetër disi të madh, duket si dhuratë Zoti e refuzuar edhe nga vetë nënat. Jo se nuk i duan vajzat, por këto nëna druhen shumë për fatin e vuajtur që mund të kenë në viset shqiptare, ashtu siç e kanë pësuar dikur vetë. Ndërsa frika se mbase bashkëshorti apo familjarët e tij mund ta përbuzin, është një histori më vete. Disa bashkëshortë e shprehin hapur, disa e nënkuptojnë, disa edhe më keq: Gjejnë mënyrën që të abortojnë! Por, vetë gratë, si munden të mos e duan një vajzë? Në fakt, e duan gjithnjë, sado përpiqen ta fshehin. Një shembull tipik është edhe letra e mëposhtme… Letra e sinqertë e një nëne: Nuk doja të sillja në jetë një vajzë dhe lotët më rrodhën kur mësova këtë gje. Kur isha shtatzanë, mendoja që bebi im do të ishte një djalë, jo vetëm se mjekja në vizitat e mëparshme më kishte thënë që duket si djalë, por sepse edhe une vetë ashtu e ndieja… Nuk e doja një fëmijë vajzë, sepse duke e ditur se sa e vështirë është jeta e një vajze në vendin tonë! Një vend ku gjithmonë ka vend për paragjykime e thashetheme! Një vend që nuk të jep hapësirën e duhur që ti të jesh aty ku do, dhe të bësh atë që ti vërtet dëshiron! Përveç kësaj të gjitha ne, kemi frikë nga vajzat, sepse nuk e dimë nëse bashkëshorti dhe familja e tij do ta pranonin këtë fakt… Si do të ishte për mua nëse krejt papritur mjekja do më thoshte: TI JE NENA E NJE VAJZE!

Mua gjithmonë më ka pelqyer futbolli, makinat dhe asnjëherë kukullat! Ndoshta përveç gjithë të tjerave do ishte edhe më e lehtë të isha nëna e një djali. Një bebe djalë do ishte shumë i lehtë… Ngjyra neutrale, pantallona dhe bluza, flokët e shkurtra dhe kaq! Ndërsa një vajzë do më kerkonte që unë të ngjaja me Elsën (Frozen) e përveç meje ajo vetë do të donte të ishte një Frozen. Vajzat janë më të komplikuara, të pakten kështu më dukeshin deri në ato momente. Ndoshta prej të gjitha këtyre më “tmerronte” ideja e të qënit nëna e një vajze… Në vizitën e radhës mjekja thotë pikërisht këtë: Ju jeni nëna e një vajze! Lotët rrëshqitën menjëherë në fytyren time! Ndoshta e kisha dashur një vajzë, por kisha pasur frikë, sepse thellë ndieja që ishin lot gëzimi! Dhe menjëherë fillova të mendoja si do ishte të kisha një vajze… Tani përveçse një vajzë, unë kam motren që nuk e kam pasur kurrë. Tani unë kam një shoqe të re, të vockël, por që më do më shumë se e gjithë bota. Ajo është princesha ime. Tani unë nuk do të jem më kurrë vetëm! Shkojmë të dyja bashkë nëpër sallone bukurie, marrim akullore e ëmbëlsira nëpër ëmbëltoret e qytetit tonë. Tani kam një ëngjëll në krahët e mi dhe me të ndaj çdo gjë. Ajo është mikesha ime e re! Bota sikur po merr ngjyra… jo sepse vajzat janë pink me shumë xixa, por sepse fillova ta kuptoja me të vërtet rëndësinë e të paturit një vajzë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here