Shivai bën plan që Mahi të zihet me Kanën dhe më pas ta akuzojë për vrasje. Ai i kërkon Ranvirit të zbulojë kush është Mahi pa e ditur që Ranvir dhe Mahi janë bashkëpunëtorë. Shivai bën sikur vrau Kanan dhe Rudra e regjistron. Familja shokohet kur e sheh Kanan e vrarë. Mahi thotë se nuk e bëri ai. Ai e kupton që e gjithë familja e di që ai nuk është Shivai i vërtet. Somja arrin të telefonojë Anikën dhe i tregon që Mahi, Ranvir dhe Kamini janë bashkë. Mahi kërcënon Anikën. Ajo nuk arrin dot t’i thotë Shivait që Mahi po bashkëpunon me Ranvirin dhe Kaminin. Kamini kërkon që Prianka dhe Ranvir të martohen më shpejt. Ajo kërkon diamantet. Pasi i merr Kamini zbulon se Prianka është shtatzënë.

Ajo mundohet të ulë figurën e familjes Oberoi para mediave. Por Anika është treguar më e shkathët dhe në vend të Priankës është ajo në vendin e nuses. Kamini tronditet. Om i tregon Çulbulit për Gorin dhe i thotë se do donte ta takonte edhe një herë. Çulbul vendos t’i tregojë Omit të vërtetën që ajo është Gori. Ata vihen në kërkim të doktorit por Zvetlana e gjen para tyre. Ajo e plagos doktorin dhe e varros të gjallë në oborrin e shtëpisë Oberoi. Zvetlana vendos të largojë çdo provë që do të zbulonte se ajo ka bërë fytyrën operacion plastik për t’u dukur si Zvetlana e vërtetë. Om dyshon që Zvetlana e ka varrosur doktorin. Ai hap tokën por gjen një arkivol bosh. Zvetlana shqetësohet dhe pyet veten se ku është doktori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here