Shivai i vërtet mundohet të gjejë një mënyrë për të dalë nga vendi ku e mbajnë të izoluar. Shivai i rremë hyn në dhomën e Pinkit dhe hap kasafortën. Ai merr bizhuteritë dhe vendos disa të tjera kopje. Shivai i rremë largohet nga dhoma e Pinkit por Somia e sheh. Ajo pyet veten çfarë donte Shivai në dhomën e Pinkit. Shivai i vërtet përpiqet të largohet nga vendi me lazer por rrëzohet. Anika ndjen se diçka e keqe i ka ndodhur Shivait. Në këtë moment Shivai i rremë shkon tek ajo. Anika e pyet ku ishte. Shivai i rremë nuk i duron dot pyetjet që i bën Anika. Shivai i vërtet përballet me një punëtore. Ai i lutet t’i tregojë se ku është sepse familja është bërë merak për të. Shivai i kërkon të flasë në telefon. Ajo i jep një telefon. Shivai telefon Anikën.

Ndërkohë Om dhe Çulbul janë të tronditur me vdekjen e hetuesit. Vendi shpërthen në flakë. Ata mundohet të dalin. Om sheh vajzën të cilën e takoi jashtë fabrikës. Ajo përfshihet nga flakët. Om tronditet. Ai mundohet ta shpëtojë. Çulbul arrin të gjejë derën për të dalë ndërsa Om humb nga sytë vajzën që donte të shpëtonte. Xhanvi dhe halla hedhin ujë në dhomën e Zvetlanës. Zvetlana hyn në dhomë dhe rrëshket. Ajo bërtet por asnjë nuk e ndihmon. Texh shkon në dhomën e saj dhe rrëshket gjithashtu. Xhanvi shkon në dhomën e Zvetlanës me tela elektrik. Texh i thotë se kjo është e rrezikshme. Xhanvi i kujton që edhe ai donte ta digjte të gjallë. Zvetlana dhe Texh janë të frikësuar. Om dhe Çulbul kthehen në shtëpi. Ai është i mërzitur pasi dy njerëz humbën jetën për shkak se ai po kërkonte sekretin e Zvetlanës./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here