Akrepi: Prej disa javësh, të lindurit e kësaj shenje janë prekur nga kalimi i vështirë i Marsit. Vështirësitë grumbullohen dhe është e lehtë të humbësh durimin dhe të turbullohesh. Ka pak siguri, por nga ana tjetër ju keni mundësinë të vazhdoni idetë dhe nismat tuaja në sajë të mbështetjes së të tjerëve. Ata që kanë një partner ose një person të besuar në anën e tyre mund të llogarisin edhe mbështetjen e tyre.

Shigjetari: Angazhimi e vendosmëria me të cilët mund të arrini qëllimet tuaja ju lejon të vlerësoni rezultate më të mira. Do të shpërblehen, sidomos ata të lindur në këtë shenjë, që për një kohë po kujdesen për suksesin e një nisme që nga muaji i ardhshëm do të fillojë të japë fryte. Në dashuri, mos kini frikë të bëni hapin e parë. Në këtë moment bëhet më e lehtë për të fituar, dhe nëse keni kërkesa për të bërë, mos humbni kohë.

Bricjapi: Venusi, Jupiteri dhe Saturni janë në aspektin e mirë ndaj jush. Ju jeni ndër shenjat e preferuara të kësaj periudhe, në sajë të përpjekjeve tuaja, ju jeni gati për të marrë shpërblimet e dëshiruara. Horoskopi sinjalizon një gjendje force, gjatë javëve të ardhshme do të jetë e mundur që të arrini suksesin e dëshiruar dhe më në fund të merrni kënaqësi. Aspekti i shkëlqyer i Venusit gjithashtu inkurajon lindjen e dashurive të reja.

Gaforrja: Ju jeni ndër shenjat e preferuara të periudhës, aspekti i shkëlqyer i Jupiterit dhe Venusit ju bën veçanërisht me fat, jo vetëm në dashuri, por edhe në punë. Venusi në fakt i bën takime të mundshme të veçanta, karizma juaj do t’ju lejojë t’u bëni përshtypje të tjerëve dhe të jeni bindës. Mos harroni, megjithatë, se disa risi dhe eksperimente mund të mos sjellin fitimet e pritura.

Dashi: Gjatë ditëve të para të tetorit ju mund të keni vështirësi në kuptimin e natyrës së ndjenjave tuaja. Por kjo është një gjendje e përkohshme, e cila mund të prekë kryesisht njerëzit dhe ngjarjet që e kanë burimin në pranverën e kaluar. Mos lejoni që e kaluara juan t’ju trishtojë. Nëntori do të jetë një muaj rimëkëmbjeje, gjatë së cilit do të jetë më e lehtë të rizbuloni qetësinë.

Demi: Java e parë e tetorit është mjaft e çrregullt, veçanërisht për shkak se keni nevojë për kohë për të kuptuar atë që dëshironi. Kanë kaluar disa muaj që e keni marrë jetën tuaj në duart tuaja dhe po kryeni projekte dhe rinovime që kurrë nuk keni pasur guximin t’i ndërmarrni në të kaluarën. Të bësh hesapet me këto transformime nuk është e lehtë, madje edhe dashuria ndikohet nga kjo gjendje e mungesës së stabilitetit.

Luani: Rënie e lehtë fizike, e përcaktuar nga fakti që ju jeni shumë kërkues në punë dhe doni të bëni një përshtypje të mirë. Për fat të keq, megjithatë, pritshmëritë nuk mund të realizohen gjithmonë, dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme të jeni më reflektues. Ditët më të vështira do të jenë ato rreth 10 Tetorit. Edhe në dashuri ju ndjeni një hidhërim dhe prej një farë kohe po kaloni një periudhë krize dhe mund të merrni vendime drastike.

Virgjëresha: Ky është një vit shumë pozitiv për dashurinë, në krahasim me të kaluarën jeni më të vetëdijshëm se cilat janë prioritetet tuaja. Të qënit më kërkues ndaj partnerit do të jetë vendimtare. Mos kini frikë të vendosni përparësitë tuaja në qendër, aspekti i fortë i Venusit dhe Jupiterit do t’ju ndihmojë të keni fitime edhe më të mira dhe të jeni të vlefshëm për punën tuaj.

Binjakët: Horoskopi i të mërkurës tregon se Marsi në pamje të mirë ju ndihmon për të marrë iniciativa të reja dhe ju shtyn të angazhoheni më shumë me punë. Ka më shumë entuziazëm dhe kureshtje kundrejt risive. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ka disa situata që duhet të ndodhin për ju që të arrini qëllime më të mëdha. Mos u nxitoni, por vazhdoni të jeni vigjilentë dhe të vlerësoni se cilat janë mundësitë e mira që do t’ju lejojnë të dilni në pah.

Peshorja: Për horoskopin e Paolo Fox, e nesërmja dhe ditët e ardhshme do të jenë interesante, e do të pasohen nga një gjendje gjithnjë e më pozitive dhe inkurajuese astrologjike. Në fakt, nga muaji i ardhshëm, Jupiteri do të fillojë një tranzit të dobishëm për të lindurit e kësaj shenje, të cilët në punë mund të marrin më shumë kënaqësi. Vështirësitë nuk do të mungojnë, Saturni në një aspekt disonant sinjalizon se mund të ketë pengesa dhe vonesa. Të punosh në një grup ndihmon në menaxhimin më të mirë të premtimeve dhe përballimin e vështirësive me qetësi më të madhe.

Ujori: Jupiteri kundër për shumë kohë ka sprapsur entuziazmin dhe nismat tuaja. Duke mos qenë në gjendje të keni rezultate më të mira, jeni bërë veçanërisht të paduruar lidhur me risitë. Tetori, megjithatë, është një muaj më i lehtë për t’u menaxhuar, edhe pse pengesat nuk do të mungojnë. Për shumë njerëz tani dashuria është një prioritet dhe për këtë arsye mund të keni nevojë për më shumë kohë për të sqaruar me partnerin tuaj atë që kohët e fundit ju ka shkaktuar shqetësime.

Peshqit: Puna për një kohë të gjatë ka qenë një prioritet. Nga ana tjetër, një shenjë reflektuese si e jotja, nuk mund të jetë indiferente ndaj mundësive të mira që ju kanë shpërblyer gjatë muajve të fundit. Tani vijnë më shumë konfirmime, ka një stabilitet të ri që mbi të gjitha nga këndvështrimi i punës ju ndihmon të ndiheni të qetë. Të flisni për dashurinë është më e lehtë dhe nëse ka pasur keqkuptime, nuk do të jetë e vështirë t’i zgjidhni ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here