DASHI: Ditë reflektimi të gjerë dhe por edhe nervozizëm. Ju jeni kaq të gatshëm për të rishqyrtuar jetën tuaj dhe për të prerë degët e thata, saqë mund ta gjeni veten në një moment vështirësie të madhe. Fillimi i kësaj jave mund ketë një debat ose një qëndrim paksa intolerant ndaj atyre përreth jush. Megjithatë, e gjithë kjo nuk do ta kufizojë ngjitjen e madhe që do të keni nga nëntori e tutje. Ju po përpiqeni të kuptoni se në cilën rrugë duhet të shkoni dhe çfarë zgjedhjesh duhet të bëni.

DEMI: Këto ditë rigjeni pak nga energjia e humbur kohët e fundit. Rreth datës 11 keni humbur pakëz kthjelltësi për shkak të faktit që keni debatuar fort me një person. Ju po përpiqeni të minimizoni dëmet, shqetësimet dhe përgjegjësitë. Dikush mund të shesë diçka që po jep probleme. Urani në shenjë sjell disa ndryshime që do t’i ndieni si një imponim. Ju prisni lajme dhe mund të përjetoni pak stres.

BINJAKET: Në këto ditë keni plot gjëra për të bërë. Kështu që nuk do të ishte keq të vinit rregull për disa çështje kontraktuale apo personale, deri në fund të muajit. Keni goxha energji dhe gjatë gjithë javës vijon një gjendje force. Nëse mund të takoni një person që ka fuqinë të transformojë jetën tuan, apo që ju detyrohet disa shpejgime, ditët mes të mërkurës dhe të enjtes janë më të mirat. Për momentin, prioritet ka zgjidhja e disa problemeve në punë.

GAFORRJA: Kjo javë nis me shumë shqetësime për shkak të Hënës disonante. Megjithatë me Venusin dhe Mërkurin në favor, ky është momenti i duhur për të kuptuar edhe në cilën anë jeni. Disa pohime tuajat mund të tingëllojnë të guximshme, por ende mund të riparoni dëmin. Nga fundjava dikush do flasë për dashurinë. Janë të qëndrueshme emocionet dhe personat e referimit në jetën tuaj.

LUANI: Këto ditë janë mjaft të mundimshme, por janë një prelud në një nëntor shumë të rëndësishëm. Disa mund të fillojnë javën si të përpjetë dhe deri të enjten mund të jenë në kaos. Nuk është një periudhë shumë e vështirë, por nuk mund të merrni përgjigjet që dëshironi. E vetmja gjë që nuk duhet të bëni në këtë fazë është të jetoni me keqardhje: duhet të mendoni për të ardhmen.

VIRGJERESHA: Gjendja e forcës që keni pasur për disa kohë vazhdon, të vetmit që nuk mund të jetojnë këtë fazë pozitive janë ata që janë hiperkritikë ndaj vetes, ose ata që janë mjaft të çuditshëm në dashuri. Dikush mund të thotë atë që mendon në mënyrë shumë interesante deri të premten, bëni hapa përpara nëse keni interes për një person. Të hënën dhe të martën ditë të veçanta për marrëveshjet.

PESHORJA: Ju presin ditë të lodhshme por produktive. Me Saturnin kundër është normale që po çoni përpara një projekt me vështirësi të mëdha. Që të imponoheni duhet të ngrini zërin: kjo ndodh gjithmonë në fillim të javës kur ndihenimë të fortë dhe të vendosur kundrejt të tjerëve. E hëna dhe e marta janë ditë në risk por vetëm për ato marrëdhënie që në të kaluarën e afërt kanë njohur momente të vështira.

AKREPI: Java hapet me stil, teksa të mërkurë e të enjte do të keni një akumulim stresi apo disa situate që duhet të kapërcehen. Moment i rëndësishëm për të verifikuar qëndrueshmërinë e një marrëdhënieje dhe kuptuar se kur një person është i pranishëm në jetët tuaja. Mos nënvlerësoni marrëveshje dhe çështje pune.

SHIGJETARI: Këto ditë me të vërtetë sjellin shumë energji, por nuk janë asgjë në krahasim me atë që do të ndodhë nga 8 nëntori! Ju nuk do të zgjidhni të gjitha problemet me shkop magjik, por ju do të keni më shumë forcë dhe vullnet për të kapërcyer vështirësitë. Në këto 48 orë dikush mund të fitojë edhe më shumë, kush ka një aktivitet do të ketë më shumë fitime!

BRICJAPI: Ditë shumë me ndikim në të cilat mund të vendosni se çfarë të bëni për muajt e ardhshëm. Jupiteri fillon një tranzit të dobishëm edhe në lidhje me formën fizike. Por shikoni energjitë dhe mundësitë sepse nga nëntori fillon një sezon interesant. Caktoni fundjavën për të folur për dashurinë.

UJORI: Java nis në mënyrë më pak të trazuar në krahasim me të kaluarën, por nuk përjashtohet që dikush ka qenë keq apo që ka pasur probleme, edhe fizike. Përfitoni nga kjo ditë për të rimarrë veten, sepse e marta dhe e mërkura mund të ketë disa tensione. Periudhë me luhatje sa i përket humorit: ndokush ndien se nuk ka energjinë e duhur dhe do të donte të ishte diku tjetër. Në dashuri duhet shumë maturi.

PESHQIT: Jeni në një gjendje astrologjike shumë të rëndësishme, të paktën deri të mërkurën. Në këto momente problemesh të mëdha në punë, dashuria merr edhe më shumë vlerë, sepse keni nevojë për një përkëdhelje, një mbështetje apo një përqafim. Aspekti emocional i jetës bëhet më i rëndësishëm në krahasim me atë praktik. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të mira për të takuar një person që në këtë periudhë është shumë i rëndësishëm për jetën tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here