DASHI: E enjtja do të jetë një ditë e rëndësishme për ju që po kërkoni konfirmim, që jeni duke kërkuar përgjigje. Këshilla, tani, është që të shmangni përplasjet me mjedisin që ju rrethon, sepse duke shkuar përpara me kalimin e kohës kërkohen gjithnjë e më shumë mundësi të reja. Duhet të theksohet se ky horoskop sinjalizon një forcë të madhe që shumë prej jush do të rifitojnë në këto ditë.

DEMI: Kjo është një periudhë e frytshme, por nuk mund të çohet gjithçka përpara me kënaqësi. Për këtë arsye, në ditët e fundit është folur rreth situatave që do të mbyllen ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit, për gjërat që nuk ju pëlqejnë dhe që ju nuk dëshironi të përfundoni. Ju do të duhet të pranoni gabime të vogla dhe nga kjo pikëpamje të gjithë ata që kanë Peshoren afër, mund të jetojnë këto ditë me shqetësim më të madh. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë rekuperimi për ata që kanë një familje: në këto ditë, në fakt, duhet shumë dashuri.

BINJAKET: E enjtja do të jetë një ditë shumë e rëndësishme dhe në këtë kuptim, duhet nënvizuar se kjo pjesë e parë e tetorit mund të rezultojë shumë interesante për shenjën tuaj. Ata që kanë një aktivitet me të cilin fitojnë sipas rrethanave, deri në 11 tetor do fitojnë më shumë. Do të ketë rimbursime, shpërblime të vogla, kënaqësi të vogla që varen nga ajoq ë po bëni. Para se të firmosni kontrata apo marrëveshje, sigurohuni për të gjithë klauzolat, edhe sepse duke nisur nga nëntori, do të nisë një fazë kursimi dhe shpenzimet duhet t’i mbani patjetër nën kontroll.

GAFORRJA: Duhet të luftoni shumë, por mund të keni dhe disa kënaqësi. Kujdes marrëdhëniet me shenjën e Peshqve sepse mund të keni polemika edhe pse në themel ka një dashuri të madhe, mbi të gjitha në mjedis familjar. Përpiquni të zgjidhni ndonjë problem që është shfaqur prej kohësh. Ndokush prej jush ndjehet i sulmuar dhe tani me të drejtë kërkon të reagojë. Në punë do të ketë burime të mira javët e ardhshme. Saturni është në kundërshtim dhe thotë se po bëni shumë gjëra. Pothuaj përditë i kundërviheni dikujt.

LUANI: Të kesh Hënën në shenjën tënde është një shenjë e fatit të mirë. Eshtë përgjigja për shumë probleme që po kërkoni brenda jush. 48 orët e ardhshme do të jenë nën shenjën e forcës, mbi të gjitha për të gjetur guximin në fushën sentimentale, veçanërisht në qoftë se keni kaluar disa vështirësi. Në dashuri, disa që kanë qenë të detyruar për të shqyrtuar zgjedhjet e tyre apo të cilët nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë, janë duke kaluar një periudhë krize, veçanërisht ata që jetojnë një marrëdhënie të gjatë.

VIRGJERESHA: E enjtja dhe e premtja do të jenë interesante, por duhet theksuar se lodhja fizike ndihet. Disa prej jush kanë vuajtur kohët e fundit nga një problem i përbashkët, ose për shkak të shpërqendrimit, ka pasur dëme fizike. Është e çuditshme që shpërqëndrimi është pjesë e jetës tuaj dhe në qoftë se ndodh, kjo është për shkak se ju jeni shumë të zënë. Ditët e së shtunës dhe të dielës do të jenë të rëndësishme në fushën sentimentale.

PESHORJA: Në këtë periudhë duhet të respektoni angazhimet që keni marrë. Saturni është kundër, dhe kjo do të thotë që keni pranuar një gjë të lodhshme, nga e cila nuk hiqni dot dorë para 2019-ës. Tani duhet të qëndroni në lojë dhe, ndonëse ka mosmarrëveshje, duhet t’i kapërceni. Në dashuri bëhet fjalë për një Horoskop të çuditshëm sepse nuk mund të mbështeteni tek yjet e mëdhenj, por njëkohësisht nuk keni as planete kundër.

AKREPI: Janë katër yje force në fushën e punës, por ka diçka më pak sa i përket energjisë fizike. Gjatë këtyre 48 orëve është e mundur që të ndjeni një lodhje të madhe, e cila me shumë gjasë nuk është e lidhur as me një shkak të drejtpërdrejtë. Mund të jeni thjesht të lidhur që duhet të përsërisni gjithmonë të njëjtat gjëra apo fraza. Këshilla është që të bëni kujdes në nivel fizik. Duke nisur nga e shtuna do të keni një rekuperim.

SHIGJETARI: Në krahasim me ditët e fundit, do të jeni pak më mirë. Mund të llogarisni burime të mira fizike dhe mendore, por keni vetëm dy yje sa i përket fizikut. Shumë prej jush kohët e fundit jeni përballur me një sëmundje të stinës, ose ju është dashur të përballeni me një problem të papritur. Kët ëtë enjte burimet nuk janë të shumta, por nga e premtja do të shkojë me siguri më mirë. Provoni të mos hidheni kundër dikujt. Hëna është në favorin tuaj, por kjo nuk mjafton sepse përreth keni njerëz që ecin kundër jush.

BRICJAPI: Pjesa e dytë e javës do të jetë pozitive. E shtuna dhe e diela do jenë ditë me më pak konflikte në fushën sentimentale. Të gjithë ata që kanë një histori e cila vazhdon prej kohësh, që kanë qëllim të konfirmojnë jnë dashuri, në këtë moment nuk duhet të ndalen, mbi të gjitha se po vjen një fundjavë e bukur. Dallimin do e bëjnë propozimet e reja që do ju vijnë. Në 48 orët e ardhshme, këshilla është që të bëni kujdes me paratë.

UJORI: Hëna në kundërshtim ju fton të mbani distancë nga situatat që mund të jenë të acaruara. Bëhet fjalë për një javë që po e vë në provë të vështirë stabilitetin tuaj emocional. Të gjithë ata që kanë ngritur zërin në dashuri dhe në familje, tani duhet të provojnë të korrigjojnë dëmet. Qëllimi juaj është të jeni gjetkë e të mos pranoni një detyrë të caktuar. Por bëni kujdes, mos bëni zgjedhje të nxituara.

PESHQIT: Do jetë një ditë kur do të vihet re një situatë kaosi sa i përket ndjenjave: dikush ndoshta do të vërë në dyshim edhe idetë e veta. Këshilla është që të jetoni 48 orët e ardhshme me shumë maturi. Të enjten dhe të premten do të keni një situatë me shumë stres, një lodhje e dukshme fizike që mund të bëjë ndonjë dëm, por nga e shtuna do e rimerrni veten. Rekomandimi është të reflektoni mirë para se të flisni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here