Njëherë e një kohë një burrë i vjetër jetonte me të birin. Por një ditë djali i tij u dënua … dhe u dërgua në burg. Burri i vjetër kishte një oborr para shtëpisë së tij ku ai kultivonte patatet. Erdhi koha, ishte momenti për të mbjellur patatet … por burri ishte i dobët për të bërë gjithë punën e vështirë vetë. Ai i shkroi një letër djalit të tij në burg dhe i tregoi atij rreth situatës:

“Biri jam ndierë keq, pasi këtë vit unë nuk do të jem në gjendje të mbjell patate në kopsht.. Unë nuk dua t’i humbas, pasi nëna jote i pëlqen shumë. Por bir, unë jam i vjetër tani … Do te doja te ishe këtu. Unë e di se me ty të gjitha problemet do të merrnin fund…

Me dashuri Babi.”
Pak ditë më vonë, plaku mori një telegram me një përgjigje të shkurtër: “Babi … !!! Mos e gërmo kopshtin sepse aty unë kam gërmuar dhe fshehur të gjitha armët … !!!” Të nesërmen në mëngjes, burri i vjetër pa dhe oficerët e policisë që u paraqitën në shtëpinë e tij dhe e gërmuan tërë kopshtin në kërkim të armëve. Ata nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë armë kështu që ata u larguan. I hutuar nga kjo, plaku i shkroi djalit të tij, i tha atij për gjithçka që ndodhi. Djali i tij u përgjigj: “Babi, vazhdo mbill patatet … është maksimumi që mund të bëj për të të ndihmuar nga këtu”. Nëse keni vendosur të bëni diçka, keni për ta gjetur mënyrën për ta bërë atë se s’bën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here