Pensive Businessman

“Ndoshta nuk do ta lexosh kurrë këtë letër dhe nëse e lexon atë, nuk do të shkojë kurrë në mendje se je ti personi për të cilin po flas. Sot mora pak kohë të të shkruaj këtë letër e të të them se unë kam qenë me fat që të pata përkrah. Edhe nëse vetëm për një çast, jeta më dha mundësinë të takoj një njeri, një femër të mrekullueshme si ti.

Kam qëndruar gjithnjë me dëshirën për të të thënë se unë të dua ende. Unë i doja dhe i dua ende psherëtimat e tua, kohën e kaluar me ty… por zemra ime tashmë është thyer nga kjo histori e paplotë. Unë e di që kurrë më nuk do ta përjetoj një dashuri si kjo dhe unë mendoj se është koha për të thënë se ndonjëherë, unë mendoj se nuk të dhashë gjithçka që mundja.

E dashur, ende mungojnë aq shumë letra që kam për të të dhënë, letra që nuk t’i kam dërguar akoma dhe ndoshta nuk do të t’i dërgoj kurrë. Çdo mëngjes, sapo zgjohesha, doja të të telefonoja, vetëm për të të thënë se më ke munguar, se dua të të dua më shumë, se dua të të kem afër, se më mungon kur më thoje “të dua”.

Më mungon të qenit së bashku!
Sepse ishim ti dhe unë: ishim bashkë, të lirë dhe mbi të gjitha nuk shqetësoheshim se çfarë mund të mendonin të tjerët.

Por largimi prej teje më ka bërë mirë, edhe pse më theu zemrën. Nuk e vë në dyshim që gjithmonë ti do të kesh një vend të rëndësishëm tek unë ashtu siç unë kam një vend të rëndësishëm në historinë tënde të jetës. Ti isha e vetmja që mund të më bënte të lumtur dhe asnjë frikë nuk ekzistonte me ty, por unë jam kështu siç jam, nuk mund të ndryshoj.

Gradualisht fillova të ikja nga ty, sikur të ishe fajtore për dhimbjen e brendshme dhe të pakuptimtë që ndieja. Mendoj se është e pashmangshme, është ajo që bëj gjithmonë kur filloj të dashuroj thellë.

Ti nuk më ndalove, nuk më ndoqe pas, por më le të lirë dhe unë zgjodha atë që doja. Sot unë vetëm dua të të falënderoj sepse, pavarësisht nga çdo gjë, më ke dashur mua dhe më ke lejuar të të dua siç nuk kam dashur asnjë deri sa të kam takuar, madje deri tani.

Të uroj fat dhe shpresoj që do të gjesh përsëri dashuri, një dashuri që të meriton! Unë, nga ana ime, do të vazhdoj ta mbaj këtë dashuri brenda meje, sepse edhe pse koha jonë nuk do të vijë më, unë e di se ti ishe pikërisht ajo që i duhej jetës time, në atë periudhë të jetës sime me ty”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here