Në mars të këtij viti Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Sias. Sapo erdhi në këtë botë, vogëlushja theu rekord pasi foto e saj me mamin dhe babin arriti mijëra pëlqime duke u shpallur foto më e pëlqyer në Instagram.

Megjithatë pas asaj fotoje, Ami dhe Ermali e kanë ruajtur në maksimum privatësinë e Sias duke postuar shpesh foto me vogëlushen, por pa i treguar portretin. Ditën e sotme ka qenë moderatori i “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi që ka postuar një foto me të voglën e tij teksa kalojnë kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit. “Sia me bishtalec”, është mbishkrimi që i ka lënë Ermali kësaj fotoje të ëmbël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here